Lidhje

NATO: Kapet në Afganistan udhëheqësi i rrjetit Hakani

  • Zëri Amerikës

NATO: Kapet në Afganistan udhëheqësi i rrjetit Hakani

NATO: Kapet në Afganistan udhëheqësi i rrjetit Hakani

NATO-ja thotë se është kapur në Afganistan udhëheqësi i rrjetit Hakani i cili është i lidhur me talebanët.

Aleanca njoftoi sot se forcat afgane dhe ato të koalicionit e kapën Haxhi Mali Khanin të martën në provincën Paktika të Afganistanit pranë kufirit me Pakistanin.

Në një njoftim të NATO-s thuhet se Khan menaxhonte bazat e rrjetit Hakani dhe vëzhgonte veprimet në Afganistan dhe Paksitan si dhe zhvendoste forcat kryengritëse nga Pakistani në Afganistan për të drejtuar aktivitetin terrorist.

Aleanca e quajti kapjen e tij si “një arritje domethënëse” për shkatërrimin e rrjetit Hakani. NATO-ja thotë se Khan ishte i armatosur rëndë gjatë operacionit i cili çoi në kapjen e tij, por ai u dorëzua “pa rezistencë“. Zëvendësi i tij dhe truprojat e tij janë mes personave që u kapën gjatë këtij operacioni.

Talebanët nuk e kanë konfirmuar lajmin. Një zëdhënës i Talebanit i tha agjencisë së lajmeve Rojter, se kishte folur me Khanin dhe se ai ishte mirë.

XS
SM
MD
LG