Lidhje

Humb jetën një pjesëtar i KFOR-it


Forcat e NATO-s thanë se një ushtar nga Maroku ka humbur jetën në një aksident trafiku në veri të Kosovës

Në Kosovë, forcat paqeruajtëse të NATO-s thanë se një pjesëtar maroken i këtyre trupave humbi jetën në një aksident trafiku.

Në një njoftim të trupave të NATO-s thuhet se në aksidentin që ka ndodhur në veriun e Kosovës janë lënduar edhe pesë ushtarë të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur derisa ushtarët po ktheheshin nga patrullimi i zakonshëm dhe nuk ka pasur makina të tjera të përfshira.

Tash për tash shkaku i aksidentit është duke u hetuar nga policia ushtarake e KFOR-it.

Mbi 5 mijë trupa të paqeruajtëse vazhdojnë të shërbejnë Kosovë. Mbi 120 pjesëtarë të KFOR-it kanë humbur jetën në aksidente të ndryshme që nga vendosja e këtyre forcave në Kosovë në fund të luftës në vitin 1999.
XS
SM
MD
LG