Lidhje

Dita e dytë e takimit të NATO-s


Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s u takuan sot në Bruksel për një ditë të dytë bisedimesh.

Në takime morën pjesë Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe Sekretari i Jashtëm britanik William Hague. Dita e sotme filloi me një takim mes NATO-s dhe Këshillit të Rusisë, baza zyrtare e marrëdhënieve mes Aleancës dhe Rusisë.

Duke folur para anëtarëve të Këshillit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen tha se gjatë vitit 2013 të dyja palët kanë bërë përparim në disa fusha, si Afganistani dhe lufta kundër terrorizmit dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në fusha të tjera.

Fogh Rasmussen po ashtu tha se Këshilli do të fillojë një projekt për asgjësimin e municioneve të tepërta, që do të fillojnë me një fazë pilot në rajonin e Kaliningradit në Rusi. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s po ashtu përsëriti mbështetjen e Aleancës për punën që po bën Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike në eliminimin e armëve kimike të Sirisë. “Kjo punë është e vështirë, por shumë e rëndësishme”- tha zoti Ramsussen.
XS
SM
MD
LG