Lidhje

NATO merr përgjegjësinë për goditjen e forcave kryengritëse në Libi


NATO merr përgjegjësinë për goditjen e forcave kryengritëse në Libi
NATO merr përgjegjësinë për goditjen e forcave kryengritëse në Libi

NATO-ja mori përgjegjësi për sulmin ajror të djeshëm që goditi tanket e forcave kryengritëse në Libi në afërsi të qytetit të Bregas. Sipas zyrtarëve të aleancës sulmi i gabuar ndodhi për shkak të situatës së paqartë në terren. Zëvendës komandanti i NATO-s, Russel Harding tha se forcat e aleancës nuk ishin në dijeni se forcat kryengritëse kishin tanke. Sipas njoftimeve 4 persona humbën jetën nga sulmi ajror. Zyrtari i NATO-s nuk kërkoi ndjesë për incidentin duke thënë se situata që ndryshon shpesh në terren e bën të vështirë të kuptosh se kush i ka nën kontroll tanket. Qyteti Bregas, që ndodhet në një zonë naftë-mbajtëse ka ndryshuar disa herë kontroll nga qeveria tek kryengritësit gjatë javëve të luftimeve.

XS
SM
MD
LG