Lidhje

NATO: Nuk do të ndërpresim luftimet këtë dimër


NATO: Nuk do të ndërpresim luftimet këtë dimër
NATO: Nuk do të ndërpresim luftimet këtë dimër

NATO thotë se nuk do të ndalin luftimet gjatë dimrit në Afganistan.

Zëdhënësi i forcave të koalicionit, gjenerali gjerman Jozef Bloc, thotë se NATO do të vazhdojë trysninë ushtarake ndaj talebanëve gjatë muajve të dimrit, kur luftimet tradicionalisht pakësohen.

Gjenerali Bloc tha të hënën se NATO-ja pret që të vazhdojë përparimi që është shënuar kohëve të fundit dhe shtoi se kjo ishte shenjë e trysnisë që forcat e koalicionit po u bëjnë pikave të talebanëve. Me gjithë ashpërsimin e luftimeve, zëdhënësi ceku se një tërheqje e kufizuar e trupave do të fillojë këtë vit dhe se disa përgjegjësi të sigurisë do t’u barten forcave afgane.

Në qytetin perëndimor të Heratit, shpërtheu një bombë të hënën që la të vrarë një civil dhe lëndoi rëndë pesë vetë, përfshirë një polic afgan. Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG