Lidhje

NATO përfundon misionin shtatë mujor në Libi

  • Zëri Amerikës

NATO përfundon misionin shtatë mujor në Libi

NATO përfundon misionin shtatë mujor në Libi

Aleanca e Natos po përfundon misionin shtatë mujor në Libi.

Ministrat e Natos që u takuan në Bruksel sot, miratuan një rezolutë që pezullon fushatën ajrore javën e ardhshme. Vendimi erdhi një ditë pasi Këshilli i Sigurimit votoi për të anuluar mandatit që filloi misionin.

Votimi i sotëm formalizon një vendim paraprak të arritur një javë më parë për të përfunduar misionin në Libi më 31 tetor. Aleanca e mori vendimin megjithë thirrjet e qeverisë së re në Libi për të zgjatur misionin deri në fund të vitit për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Të enjten, shefi i Natos, Anders Fogh Rasmussen tha se nuk parashikonte një rol madhor të Natos në Libinë pas konfliktit. Megjithatë ai shoti se aleanca mund të ndihmojë qeverinë e re në zona si ajo e sigurisë dhe e mbrojtjes në se i kërkohet.

Ndërkohë zyrtarët amerikanë njoftuan plane për të transporutar 30 luftëtarë të plagosur libianë në qendra mjekësore në Shtetet e Bashkuara dhe Gjermani. Zyrtarët thanë se tranferimi do të ndodh të shtunën.

XS
SM
MD
LG