Lidhje

NATO: Protestuesve serbë u është dhënë mundësia të zhbllokojnë rrugët


NATO: Protestuesve serbë u është dhënë mundësia të zhbllokojnë rrugët
NATO: Protestuesve serbë u është dhënë mundësia të zhbllokojnë rrugët

Në Kosovë, forcat paqeruajtëse të NATO-s kanë bërë të ditur se protestuesve serbë në veriun e Kosovës u është dhënë mundësia që gjatë fundjavës të zhbllokojnë rrugët në atë zonë me qëllim të vendosjes së lëvizjes së lirë. Këto komente janë bërë pas një takimi të zyrtarëve të KFOR-it me përfaqësuesit e serbëve lokalë në veri. KFOR-i tërhoqi vërejtjen se nuk do të lejojë bllokimin e rrugëve për një kohë të gjatë. Protestuesit serbë kanë refuzuar zhbllokimin e rrugëve duke ngulur këmbë për largimin e personelit shqiptarë nga vendkalimet kufitare. Zhvillimet e ditëve të fundit në veriun e Kosovës kanë nxitur shumë debate për të ardhmen e asaj pjese të banuar me shumicë serbe ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Prishtinës.

XS
SM
MD
LG