Lidhje

NATO dhe prania ruse në Ukrainë


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg thotë se Rusia ka ndërmarrë masa serioze për të përforcuar praninë ushtarake në Ukranë dhe pranë kufirit të përbashkët, duke dërguar trupa dhe pajisje të sofistikuara, përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrore.

Në komentet sot në Bruksel, zoti Stoltenberg i bëri thirrje Moskës të tërheqë trupat dhe të kontribuojë për një zgjidhje paqësore në Ukrainë, ku separatistët pro-rusë janë përfshirë në konflikt me forcat ukrainase.

Ushtria ukrainase tha sot se të paktën pesë ushtarë u vranë dhe tetë u plagosën në luftime që nga e diela.

Moska ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur akuzat se mbështet forcat separatiste në Ukrainën lindore.

XS
SM
MD
LG