Lidhje

Vret veten ambasadori serb në NATO


Ambasadori Branislav Milinkoviç kreu vetvrasje, duke u hedhur nga një garazh parkimi në aeroportin e Brukselit

Ambasadori i Serbisë në Nato kreu vetvrasje dje duke u hedhur nga një garazh parkimi në aeropostin e Brukselit.

Zyrtarët thanë se Branislav Milinkoviç ishte duke qeshur dhe biseduar me një delegacion serb para se papritur të kërcente nga një mur, duke rënë nga 10 metra lartësi.

Zyrtarët e aeroportit thanë se nuk kishin qënë në gjendje të shpëtonin jetën e tij.

Ministria e jashtme serbe tha në një deklaratë zyrtare se zoti Milinkoviç kishte vdekur tragjikisht gjatë detyrës në Bruksel. Zyrtarët belg thane se ishin të sigurt se kjo ishte një vetvrasje.

Sekretari i Përgjithshëm i NATOs Anders Fogh Rasmussen tha në një deklaratë se ishte thellësisht i pikëlluar nga incidenti dhe se ambasadori Milinkoviç ishte shumë i respektuar në organizatë.

Serbia nuk është antëare e Natos, por bën pjesë në Partneritetin për Paqe, një program bashkëpunimi me aleancës pa ju dhënë pjesëmarrësve gacanci sigurimi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG