Lidhje

NATO nuk arrin të lehtësojë shqetësimin e Rusisë mbi raketat në Evropë

  • Zëri Amerikës

NATO nuk arrin të lehtësojë shqetësimin e Rusisë mbi raketat në Evropë

NATO nuk arrin të lehtësojë shqetësimin e Rusisë mbi raketat në Evropë

Ministrat e Jashtëm të NATO-s që po takohen në Bruksel nuk arritën ta lehtësonin shqetësimin e Rusisë lidhur me një program për mbrojtjen nga raketat në Evropë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Ander Fogh Rasmusen tha sot se të dyja palët vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje lidhur me propozimin, por kanë në plan t’i vazhdojnë bisedimet. Ai po ashtu hodhi poshtë pretendimet e Rusisë se programi mund të përdoret kundër Rusisë. Zoti Rasmusen i bëri këto komente pas një takimi me ministrat e jashtëm të NATO-s dhe me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov në mjediset e Aleancës në Bruksel.

Sekretarja amerikane e Shtetit i tha gazetarëve se propozimi i NATO-s për të ndërtuar një sistem të mbrojtjes nga raketat në Evropë nuk duhet të bëhet shkak për kundërveprim ushtarak nga ana e Rusisë.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO thonë se sistemi është projektuar me synimin për të penguar kërcënimet që paraqesin vende si Irani.

Dje Rusia kërcënoi se SHBA dhe NATO po detyrojnë fillimin e një gare të re armatimesh, përmes ndërtimit të një sistemit të mbrojtjes nga raketat në Evropë.

Mes çështjeve që po diskutohen në takimin dy-ditor të NATO-s janë përpjekjet e Aleancës në Kosovë dhe në Afganistan.

XS
SM
MD
LG