Lidhje

Të premten, dita e dytë e takimit të NATO-s


Udhëheqësit e NATO-s takohen për ditën e dytë të premten në Uells, për të diskutuar për krizën e Ukrainës dhe rolin e Aleancës për mbajtjen nën kontroll të rrezikut në rritje të ekstremistëve të Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri.

Të 28 anëtarët e Aleancës e filluan mbledhjen dy ditore të enjten, me synim arritjen e një mareveshjeje për një përgjigje të unifikuar ndaj rolit të Rusisë në qëndrimin e separatisteve pro-rusë gjatë pesë muajve të fundit.

Presidenti Amerikan Barak Obama u takua të enjten me udhëheqësit e tjerë të Aleancës, ndërkohë që presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko njoftoi me një farë optimizmi se një marrëveshje armëpushimi me rebelet mund të firmoset së shpejti.

Zyrtarët njoftojnë se bisedimet e së premtes pritet të fokusohen në zhvillimin e strategjive për kontrollin e kërcënimit nga ekstremistët e Shtetit Islamik, që javët e fundit morën kontrollin e rajoneve të mëdha të Irakut verior dhe Sirisë lindore.


XS
SM
MD
LG