Lidhje

NATO synon përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë

  • Zëri Amerikës

NATO synon përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë

NATO synon përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë

Një zyrtar i lartë i NATO-s paralajmëroi se çështja e burimeve do të jetë kritike nëse operacionet kundër udhëheqësit libian Moamar Gadafi do të zgjasin. Megjithatë, gjenerali francez Stefan Abrial tha se deri tani NATO-ja i ka mjetet e nevojshme për të kryer misionin e saj. Gjenerali Abrial i bëri komentet në Beograd ku po zhvillohet një konferencë ushtarake ndërkombëtare këtë javë. Pjesëmarrës në këtë konferencë janë përfaqësues nga vendet e NATO-s dhe partnerët e tyre. Megjithëse nuk është anëtare e NATO-s, Serbia është anëtare e Partneritetit për Paqe të aleancës.

Gjenerali Stefan Abrial, Komandant Suprem i Aleancës për Transformimin, u tha gazetarëve gjatë një konference të NATO-s në Serbi se aleanca nuk do t’i bëjë trysni Beogradit për t’u anëtarësuar, por dëshiron t’i përmirësojë lidhjet me vendin ballkanik që bombardoi gjatë vitit 1999.

“Serbia është faktor kyç në sigurinë rajonale dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Thellimi i lidhjeve Serbi-NATO do të jetë në të mirën e të gjithë rajonit, dhe fakti që Serbia do të qëndrojë neutrale nuk do të thotë se nuk mund të bashkëpunojmë,” tha gjenerali Abrial.

Duke komentuar mbi temën e takimit të NATO-s në Serbi, që kishte të bënte me Libinë, zyrtari i lartë i NATO-s tha se forcat e angazhuara në konflikt i kanë mjetet e nevojshme për kryerjen e operacioneve. Por, nëse ndërhyrja e aleancës në Libi do të zgjatet, ateherë çështja e burimeve do të jetë kritike, tha ai. Gjenerali Abrial tha se nëse do të duhen burime shtesë, atëherë do të nevojitet një vendim politik për ta bërë këtë të mundur.

XS
SM
MD
LG