Lidhje

NATO: Trupat afgane dhe të koalicionit kapin një udhëheqës të al-Kaidës

  • Zëri Amerikës

NATO: Trupat afgane dhe të koalicionit kapin një udhëheqës të al-Kaidës

NATO: Trupat afgane dhe të koalicionit kapin një udhëheqës të al-Kaidës

Zyrtarë të NATO-s thonë se trupat afgane dhe të koalicionit kanë kapur një udhëheqës të al-Kaidës i cili kishte qenë bashkëpuntor i Osama bin Ladenit.

Në një deklaratë të bërë sot, NATO-ja thotë se personi ishte kapur në zonën Nahr e Shahi të provincës veriore Balkh, por nuk jep emrin e tij.

Burimet e koalicionit thonë se personi me bazë në Pakistan kishte planifikuar sulmet dhe ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i udhëheqësve të lartë të al-Kaidës. Dyshohet se ai ka qenë me Bin Ladenin në Afganistan në vitin 2001.

NATO-ja thotë se personi i ndaluar është një prej disa udhëheqësve të lartë al-Kaidës që janë kapur në provincën Balkh këtë vit.

XS
SM
MD
LG