Lidhje

Breedlove: Rusia nuk do të pushtojë Ukrainën


Komandanti i lartë ushtarak i NATO-s, gjenerali Philip Breedlove, tha se ai nuk mendon se Rusia do të pushtojë Ukrainën, duke shtuar se Kremlini ka mënyra të tjera për të arritur qëllimet e tij.

Gjenerali Breedlove i tha një audience në Otava të Kanadasë dje se ai mendon se Presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë të bëjë atë që po bën tani, krijimin e trazirave, diskreditimin e qeverisë ukrainase dhe nxitjen e lëvizjes separatiste. Ai parashikoi se Moska do të mbajë nën kontroll Ukrainën lindore pa dërguar trupat e rregullta përtej kufirit.

Komandanti i NATO-s tha se është i sigurt se forcat speciale ruse janë të pranishme në Ukrainë. Por ai tha se nuk është e qartë nëse ato qëlluan me raketa tre helikopterë ukrainas javën e kaluar.

Duke marrë parasysh dhunën në rritje në Ukrainë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon i tha Agjencisë franceze të lajmeve se ai do të ofrojë veten si ndërmjetës para se situata të dalë jashtë kontrollit.
XS
SM
MD
LG