Lidhje

Ukraina dhe marrëdhëniet NATO-Rusi

  • James Brook

Me Rusinë që ka tërhequr pjesën më të madhe të afro 40 mijë trupave të saj nga kufiri me Ukrainën, aleanca e NATO-s dhe Rusia kanë filluar të shkëmbejnë replika mbi taktikat e reja të Rusisë për kalimet kufitare.

Ndërsa njësitë e armatosura nga Rusia ndërmarrin sulmet të përditshme mbi postblloqet kufitare ukrainase, Rusia paralajmëroi aleancën ushtarake perendimore të hënën të mos zhvendos forcat në Lindje.

Përfaqësuesi i Rusisë në Nato, Alexander Grushko, i tha agjencisë së lajmeve Interfax se në se Kremlini sheh "një zhvendosje të forcave ushtarake të Natos drejt krahut lindor”, Rusia do të marrë masat e nevojshme në mënyrë që siguria e saj të mos ndikohet.

Zoti Grushko foli ndërsa Rusia dhe Nato-ja u përgatitën të takohen të hënën për here të parë në gati tre muaj. Ukraina nuk është anëtare e Natos.

Sulmet ndërkufitare nga Rusia pritet të dominojnë debatin të martën dhe të mërkurën në një takim të shefave të mbrojtjes së aleancës.

Të enjten, mbështetja e Rusisë për separatistët në Ukrainë pritet të errësojë 70 vjetorin e Ditës së Fitores. Aty pritet të marr pjesë presidenti Obama, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, mes udhëheqësve të tjerë shtetesh.

Në sulmin e fundit ndërkufitar, forcat ukrainase thane se iu përgjigjën një sulmi të hënën nga 500 forca të armatosura që vinin nga Rusia.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen po mban një qëndrim të rreptë ndaj sulmeve ushtarake nga Rusia. Gjatë një vizite të premten në Lituani, ish republikë sovjetike në Detin Balltik, ai tha:

“Agresioni i paligjshëm i Rusisë ndaj Ukrainës ndryshon rregullat e lojës. Ajo që nuk ndryshon është detyra themelore e Natos për të mbrojtur aleatët tanë ndaj çdo sulmi. Nuk ka diskutim, Nato-ja do të mbrojë çdo pjesë të aleancës. Asnjë aleat nuk është i vetëm.”

Duke thënë se nuk ka dyshim që Rusia po destabilizon Ukrainën ai shtoi:

“Vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Rusisë të ndalë mbështetjen e bandave pro-ruse dhe të ruajë kufirin në mënyrë që të mos shohim luftëtarë dhe armë të vijnë në Ukrainë.”

Gjatë dy javëve të fundit, Kremlini ka lëvizur pjesë në të madhe të 40,000 trupave nga kufiri me Ukrainën. Por megjithëse nuk I dërgoi njësitë e ushtrisë ruse në Ukrainë, Kremlini duket se po dërgon armë dhe “vullnetarë” ushtarak përmes kufirit të saj poroz me Ukrainën.

Rusia ka mohuar të dërgojë ndihma ushtarake përtej kufirit.

Ndërkohë, televizioni shtetëror rus po ndryshon opinionin e rusëve për t’i parë ukrainasit si armiq të Rusisë.

Në një anketë mbarëkombëtare të kryer muajin e kaluar, kompania Levada Poll zbuloi se 56 përqind e të anketuarve kundërshtonin dërgimin e ushtrisë ruse në Ukrainë. Një përqindje gati e njëjtë, 58 përqind mbështesnin dërgimin e ushtrisë dhe këshilltarëve ushtarak në juglindje të Ukrainës.

Eksperti i sigurisë në Institutin Hudson Richard Weitz thotë se agresioni verbal dhe ushtarak i Rusisë po ndikon tek Perëndimi.

“Një pasojë për Ukrainën është se duket sikur krijon një tërheqje reciproke të Natos.”

Zoti Putin mund të ketë vendosur të tërhiqet nga një sulm ushtarak mbi Ukrainën nga frika se do të duhet të paguaj një çmim të lartë ekonomik.

Sanksionet e kufizuara të Perëndimit duket se e kanë shtyrë Rusinë në recesion këtë vit. Tregu i aksioneve dhe kursi i luhatur i këmbimeve po largojnë investimet e huaja.

Gjatë katër muajve të këtij viti, 55 miliardë dollarë u larguan nga Rusia. Që nga aneksimi i Krimesë, asnjë kompani ruse nuk ka qënë në gjendje të shesë asnjë obligacion në monedhë të huaj.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG