Lidhje

Nato vret një udhëheqës të rrjetit Haqani në Afganistan

  • Zëri Amerikës

Nato vret një udhëheqës të rrjetit Haqani në Afganistan

Nato vret një udhëheqës të rrjetit Haqani në Afganistan

Nato thotë se ka vrarë një udhëheqës të rëndësishëm të rrjetit Haqani në Afganistan, i cili dyshohet se ka ndihmuar militantët që kryen një sulm në një hotel të Kabulit dje në orët e para të mëngjesit.

Në deklaratën e NATO-s sot, thuhet se gjatë një sulmi ajror në provincën Paktika, pranë kufirit paksitanez, u vranë Ismail Jan dhe disa luftëtarë të grupit Haqqani. Jani ishte nënkomandant i grupit në Afganistan dhe ka drejtuar një grup lufëtarësh në sulmet në Afganistan dhe ndaj forcave afgane të sigurisë nga fundi i vitit të kaluar. Në sulmin në hotelin e Kabulit u vranë 11 persona, mes tyre punonjës të hotelit, oficerë sigurie dhe një shtetas spanjoll që po qëndronte në hotel.

NATO fajësoi për sulmin rrjetin Haqqani, për të cilin tha se ka bashkëpunuar me talebanët.

XS
SM
MD
LG