Lidhje

Natoja i dorëzon Maqedonisë kampin e fundit në këtë vend

  • Isak Ramadani

Natoja i dorëzon Maqedonisë kampin e fundit në këtë vend

Natoja i dorëzon Maqedonisë kampin e fundit në këtë vend

Natoja i dorëzoi sot Maqedonisë kampin e saj të fundit në këtë vend.

Kampi ‘Able Sentry’ pranë aeroportit të Shkupit ishte ngritur që para ndërhyrjes ushtarake të Aleancës kundër objektivave serbe në vitin 1999 dhe shërbente si mbështetje logjistike për KFOR-in në Kosovë.

Gjenerali i Natos, David Humar, gjatë ceremonisë së dorëzimit të kampit tha se shpresonte që Maqedonia gjatë vitit të ardhshëm të bëjë përparim në negociatat lidhur me emrin dhe se dëshironte që atë ta shohë si vend anëtar të Natos.

Ministri maqedonas i Mbrojtjes Zoran Konjanovski tha se Ushtria e Maqedonisë është e gatshme dhe e pjekur dhe se marrja e kampit të Aleancës veriatlantike vë në dukje përkushtimin për partneritet me Naton.

Në Maqedoni do të vazhdojë të mbetet një prani e Natos e përbërë nga një ekip për të ndihmuar reformat në fushën e mbrojtjes të Maqedonisë.

XS
SM
MD
LG