Lidhje

NATO: Kryengritësit në Afganistan hapën zjarr me granadë kundër një helikopteri ushtarak

  • Zëri Amerikës

NATO: Kryengritësit në Afganistan hapën zjarr me granadë kundër një helikopteri ushtarak

NATO: Kryengritësit në Afganistan hapën zjarr me granadë kundër një helikopteri ushtarak

NATO tha se kryengritësit në Afganistan hapën zjar me granadë kundër një helikopteri ushtarak, duke vrarë një person e duke plagosur 8 të tjerë.

NATO tha se helikopteri sapo ishte ulur sot në provincën Kundar, kur në bord ndodhi shpërthimi pasi kryengritës talebanë hodhën një granadë. Aleanca tha se në helikopter ndodheshin 26 persona dhe se në sulm u vra një përkthyes afgan, u plagosën 7 ushtarë të NATO-s dhe një oficer policie afgan. Të plagosurit u evakuuan në një objekt mjekësor për trajtim. Në një tjetër incident, NATO tha se një pjesëtar i forcave të saj u vra sot në një shpërthim me bombë në jug të Afganistanit.

Po sot, Shtëpia e Bardhë premtoi një hetim të plotë dhe transparent lidhur me vdekjen e një punonjëse të rrëmbyer britanike të ndihmave. Zyrtarët britanikë thanë se Linda Norgrove mund të jetë vrarë aksidentalisht nga një granadë e forcave amerikane gjatë një misioni për lirimin e saj, ndërsa mbahej nga talebanët.

XS
SM
MD
LG