Lidhje

Alexei Navalny kthehet në Moskë


Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny u khye në Moskë pas lirimit të tij të papritur nga burgu dhe thotë se do të vazhdojë fushatën për kryetar bashkie të kryeqytetit.

Ai dhe bashkëshortja e tij mbërritën të shtunën pasi udhëtuan natën nga Kirovi, dhe u pritën në stacionin e trenit nga një turmë entuziaste përkrahësish. Zoti Navalny u tha përkrahësve se do të marrë pjesë në garën bashkiake të 8 shtatorit dhe se do të fitojë.

Në Kirov të enjten zoti Navalny u dënua me pesë vjet burg për përvetësim të një vlere prej 500 mijë dollarësh nga një kompani shtetërore, ndërsa punonte si këshilltar i një guvernatori province në vitin 2009. Por një gjykatë apeli e liroi atë dje papritur, ndërsa ai është në procesin e apelimit të dënimit dhe vazhdon garën zgjedhore.
XS
SM
MD
LG