Lidhje

Navalny do të bëhet president i Rusisë


Një kritik i shquar i Kremlinit thotë se do të donte të bëhej president i Rusisë dhe të burgoste personin që ai përpiqet të zevendësojë.

Alexei Navalny, blogeri popullor anti-korrupsionit, i cili është një udhëheqës i opozitës, i tha mbrëmë një stacioni të pavarur televiziv rus se dëshiron të bëhet president, për të ndryshuar sistemin e qeverisjes së vendit dhe në këtë mënyrë të sigurojë që zyrtarët e lartë nuk gënjejnë dhe nuk vjedhin.

Z. Navalny tha se do të bëjë gjithçka për të parë që presidenti Vladimir Putin dhe bashkëpunëtorët e tij të dërgohen në burg për shpërdorimet e tyre.

Vetë avokati 36-vjeçari, Navalni, ndeshet me mundësinë e burgimit. Më 17 prill, ai do dalë në gjyq nën akuzat për përvetësim fondesh prej 500 mijë dollarësh nga një kompani shtetërore gjatë kohës që kishte shërbyer si këshilluar i një guvernatori vendor në vitin 2009.

Z. Navalny i ka mohuar akuzat, duke i quajtur ato të motivuara politikisht, dhe shton se nuk ka asnjë dyshim se gjykata do t'a shpallë fajtor. Nëse kjo ndodh, ai mund të dënohet me 10 vjet burgim.

Alexei Navalny ka ndihmuar në organizimin e protestave masive që nga viti 2011 kundër mashtrimeve zgjedhore dhe kthimi të zotit Putin në presidencë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG