Lidhje

SHBA, identifikohet autori i sulmit në Kantierin e Marinës


Një person i armatosur hapi zjarr në Kantierin e Marinës në Uashington duke shkaktuar vrasjen e 12 njerëzve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve para se të vritej nga policia.

Policia tha se autori i sulmit ishte ish kontraktori ushtarak nga qyteti Fort Uorth në Teksas, Aaron Alexis. Zyrtarët e policisë thanë se nuk është e qartë se si ai arriti të hynte në kompleksin e Marinës Amerikane pa dokumente të duhuara identifikimi. Uashingtoni Kryebashkiaku Vincent Gray tha se nuk ka asnjë arsye për të besuar se ky ishte një sulm terrorist.

Ndërkohë, Presidenti Barak Obama e quajti atë një "akt frikacakësh'' dhe tha se viktimat dhe familjet e tyre kanë nevojë për dashurinë dhe mbështetjen e Amerikës.
Ai ka urdhëruar që të premten të ulen në gjysmë shtizë flamujtë në mbarë vendin për të nderuar viktimat.


***

Shefja e Policisë së qytetit, Cathy Lanier nuk konfirmoi numrin e të plagosurve, por tha se të gjithë ata pritet të mbijetojnë, përfshirë një oficer policie.

Ajo tha se FBI-ja po drejton hetimin. Forcat e policisë vazhdojnë të kontrollojnë Kantierin.

Kryetari i Bashkisë tha se nuk dihet motivi i ngjarjes por shtoi se “nuk ka arsye të besohet se është një sulm terrorist”.

Në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Barack Obama e quajti incidentin “një akt frikacakësh”. Ai tha se viktimat dhe familjet e tyre kanë nevojë për dashurinë dhe mbështetjen e Amerikës.

Policia reagoi menjëherë pas të shtënave në orën 8:20 sipas kohës lokale, duke mbyllur rrugët pranë vendit të ngjarjes. Aeroporti Kombëtar Ronald Reagan që ndodhet shumë pranë pezulloi fluturimet dhe pastaj u rihap.

Kantieri i Marinës i Uashingtonit, është objekti më i vjetër ushtarak i vendit dhe aty kanë qendrën disa komanda të sistemeve të marinës. Incidenti i sotëm ka ndodhur brenda njërës prej këtyre komandave.

Në këtë qendër të madhe ushtarake punojnë rreth 16 mijë njerëz, si civilë ashtu edhe ushtarakë. Vetëm komanda e Sistemeve Detare të Marinës, ku ndodhi incidenti, ka 3 mijë punonjës.

Kjo është komanda më e madhe ndër pesë sisteme të tilla që ka vendi dhe merret me projektimin dhe ndërtimin e anijeve ushtarake, armatimeve të anijeve dhe sistemeve komanduese të marinës.
XS
SM
MD
LG