Lidhje

Ndahet nga jeta aktori i njohur Bekim Fehmiu

  • Zëri Amerikës

Ndahet nga jeta aktori i njohur Bekim Fehmiu

Ndahet nga jeta aktori i njohur Bekim Fehmiu

Aktori shqiptar, Bekim Fehmiu ka ndërruar jetë. Autoritetet serbe thanë se i ndjeri është gjetur i vdekur ne banesën e tij në lagjen Zvezdara, në rrethinën e Beogradit. Ministri serb i punëve të brendshme, Ivica Daçiç, ka thënë se besohet që Bekim Fehmiu kreu vetëvrasje. Motivet për këtë akt, nuk janë të njohura, por sipas mjeteve serbe të informimit aktori ka qenë i sëmurë.

Bekim Fehmiu, u lind më 1 qershor 1936 në Sarajevë. kurse fëmijërinë dhe rininë e ka kaluar në Prizren.

Fakultetin e Artit Dramatik e mbaroi në Beograd, ku edhe ka jetuar pjesën më të madhe të jetës.

Një nga aktorët më të njohur të ish Jugosllavisë, Bekim Fehmiu ka luajtur në role kryesore në më shumë se 50 filma, në Evropë, Shtetet e Bashkuara, Afrikë e Azi.

Ai u bë i njohur me filmat “Edukimi i Posaçëm”, "Skuadra Partizane”, ndërsa famën më të madhe në ish Jugosllavi e arriti me filimin “Mbledhësit e Puplave” i cili u xhirua në vitin 1967. Kritikët e filmit thanë se Bekim Fehmiu shkelqeu në filmin “Odisea”, ku luajti përkrah aktores së njohur Irena Papas, ndërsa ka luajtur në shumë filma edhe me yje të tjerë botëror si John Huston, Ava Gardner, Sharlon Azbavuro, Richard Crena, etj.

Bekim Fehmiu i dha fund lojës në skenën jugosllave në vitin 1987, në shenjë proteste ndaj qasjes së pushtetit të atëhershëm ndaj shqiptarëve.

Ka qenë i martuar me aktoren serbe, Branka Petriq, me të cilën ka pasur dy djem – Hedonin dhe Uliksin.

Në Prishtinë, mbrëmë komuniteti i artistëve ndezi 74 qirinjë në shkallët e tetarit te Kosovës ne shenjë respekti për aktorin e njohur.

XS
SM
MD
LG