Lidhje

Ndahet nga jeta boksieri Xhon Frejzhër


Ndahet nga jeta boksieri Xhon Frejzhër
Ndahet nga jeta boksieri Xhon Frejzhër

Ish-kampioni i botës në boks për peshat e rënda, Xho Frejzër vdiq pas një beteje të shkurtër me kancerin, në moshën 67-vjeçare.

Frejzër u bë i njohur për betejat e tij me Muhamed Aliun, me emrin e lindjes Kasius Klej, si në aspektin personal, edhe në atë profesional. Frejzer u bë boksieri i parë që mundi Kasius Klein, duke fituar titullin e kampionit në vitin 1971, në një ndeshje me 15 raunde në Medison Square Garden të Nju Jorkut.

Kjo ndeshje, e cila u cilësua si gara e shekullit, u ndoq nga rreth 300 milionë njerëz në mbarë botën. Të dy boksierët u shtruan në spital menjëherë pas ndeshjes. Xhon Frejzer doli në pension në vitin 1976, me rekordin e 32 fitoreve, 4 humbjeve dhe një tërheqje nga gara.

Familja e ikonës së boksit tha se ai vdiq mbrëmë, në qytetin e Filadelfias, ku banonte prej vitesh, pasi u diagnostikua me një formë të avancuar të kancerit të mëlçisë.

XS
SM
MD
LG