Lidhje

Ndahet nga jeta ish futbollisti i madh brazilian, Socrates


Ndahet nga jeta ish futbollisti i madh brazilian, Socrates
Ndahet nga jeta ish futbollisti i madh brazilian, Socrates

Ish futbollisti i madh brazilian Socrates, lojtari i zgjuar që drejtoi kombetaren e Brazilit në vitin 1982 vdiq sot në moshën 57 vjeçare.

Mjekët në spitalin e Sao Paulos thanë se figura legjendare e futbollit vdiq pas një shoku septik pas një helmimi ushqimi.

Socrates mori famë në fillim të viteve 80 si lojtar me ekipin brazilian Corinthians. Ai ishte kapiteni i Brazilit në kampionatin botëror në vitin 1982 në Spanjë, ekipi që u bë i njohur si më i miri ndonjëherë të mos ketë fituar kupën e botës. Lëvizja e tij më e spikatur në fushë ishte pasimi me thembër.

Socrates, i cili u bë mjek pasi la futbollin, ishte shtruar në spital disa herë gjatë muajve të fundit për çrregullime të tretjes dhe kishte pranuar probleme me alkoolin. Socrates është përfshirë në listën e FIFA-s me 125 lojtarët më të mirë në botë.

XS
SM
MD
LG