Lidhje

Ndalohet Strauss Kahn


Ndalohet Strauss Kahn

Ndalohet Strauss Kahn

Ish-shefi i FMN-së Dominik Strauss Kahn është ndaluar nga policia franceze, që është duke zhvilluar një hetim, ndaj thënieve për ekzistencën e një rrjeti prostitucioni.

62-vjeçari Strauss-Kahn u paraqit sot në stacionin e policisë të qytetit verior Lille, për t’iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve. Prokurorët thonë se ai përballet me akuzat “bashkëpunim në shfrytëzim seksual” dhe “keqpërdorim të fondeve të kompanisë”.

Në mënyrë specifike, prokurorët duan të dinë në se Srauss-Kahn ishte në dijeni në se gratë që e zbavisnin në mbrëmjet e organizuara nëpër klubet e Parisit dhe Washingtonit ishin prostituta dhe në se ai e dinte se ato pagoheshin me fonde të siguruara përmes mashtrimeve.

Megjithëse prostitucioni nuk është i paligjshëm në Francë, Strauss Kahn mund të përballet me akuza, në se arrihet në përfundimin se fondet e kompanisë të siguruara përmes mashtrimeve përdoreshin për marrjen në punë të punëtoreve të seksit.

XS
SM
MD
LG