Lidhje

Indeksi më i ndjekur i bursës amerikane Dow Jones mbërriti sot në 13 mijë pikë

  • Zëri Amerikës

Indeksi më i ndjekur i bursës amerikane Dow Jones mbërriti sot në 13 mijë pikë

Indeksi më i ndjekur i bursës amerikane Dow Jones mbërriti sot në 13 mijë pikë

Indeksi më i ndjekur i bursës amerikane, Dow Jones Industrial Average, arriti sot një nivel të ri të rëndësishëm duke kapur shifrën 13 mijë.

Për herë të parë që nga muaji maj i vitit 2008, indeksi që përfshin 30 aksione kryesore amerikane arriti nivelin prej 13 mijë pikësh. Pasi arriti këtë nivel në hapje të ditës së shkëmbimeve, indeksi ra nën 13 mijë pikë, por e kapi më pas përsëri këtë vlerë.

Analistët thonë se besimi tek tregu mori hov nga miratimi në Evropë i paketës së ndihmave për Greqinë dhe nga shtimi i fitimeve të korporatave.

Indeksi Dow Jones përfshin disa nga korporatat më të njohura amerikane, si kompaninë e kartave të kreditit American Express, kompaninë e prodhimit të avionëve Boeing dhe studion e realizimeve televizive e kinematografike Walt Disney.

XS
SM
MD
LG