Lidhje

Ndërhyrjet kirurgjikale për heqjen e kancerit të gjirit

  • Carol Pressuti

Ndërhyrjet kirurgjikale për heqjen e kancerit të gjirit

Ndërhyrjet kirurgjikale për heqjen e kancerit të gjirit

Kur kanceri i gjirit përhapet në sistemin e gjendrave limfatike, zakonisht kryhet një ndërhyrje kirurgjikale që heq një numër të madh gjendrash limftike, për të eliminuar çdo gjurmë të kancerit. Proçedura është e efektshme, por mund të shkatojë komplikacione të përhershme. Një studim i ri tregon se heqja e kaq shumë gjendrave limfatike nuk ka ndonjë avantazh. Në bazë të këtij studimi mund të arrihen ndryshime madhore në ndërhyrjet kirurgjikale për heqjen e kancereve të gjirit.

Kur kanceri i gjirit përhapet tek gjendra limfatike aty pranë, mjekët kanë dy zgjedhje: ata mund të heqin tumorin kryesor dhe një apo dy gjendrat limfatike që ndodhen pranë tij, ose ata mund të ndërhyet në mënyrë më agresive duke hequr një numër të madh të gjendrave limfatike.
Ndërhyja më agresive mund të heqë kancerin, por komplikimet shkaktojnë shpesh herë dhimbje shpine ose enjtje të krahut të shoqëruar me dhimbje.


Dr. Armando Xhuliano i Institutit të studimit të kancereve John Wayne në shtetin e Kalifornisë kreu studidme nëse kanceri mund të eliminohej me ndërhyrje më pak agresive.
“ Heqja e më pak gjendrave limfatike sjell më pak dhimbje, më pak sëmundje në të ardhmen. “
Një operacion më radikal kërkon qëndrimin një ose dy ditë në spital, dhe shkakton dhimbje më të mëdha mbas opearcionit.

Bobi Saunders u çlirua kur doktorët i ofruan asaj që t’i nënshtrohej ndërhyrjes më të lehtë, kur ajo u dagnostikua me kancer gjiri 8 vjet më parë.
Bobi Saunders
“ Unë dija përvojat e shumë njerëzve që kishin kaluar përmes proçedurës së rëndë, dhe isha e kënaqur kur mu ofrua mënyra tjetër”.

Dr. Xhulian dhe mjekët në qendra të tjera të rëndësishme për luftën ndaj kancerit në Amerikëa studiuan afërsisht 900 paciente të cilave kanceri i gjirit iu ishte përhapur vetëm në një ose në dy gjendra limfatike.

Gjysma e tyre iu nënshtrua ndërhyrjes radikale dhe pjesa tjetër ndrëhyrjes më të lehtë. Të dy grupet ndoqën trajtimin me rreze dhe kimioterapi.
“ Përqindja për mbijetesën e pacientëve 5 vitet e para mbas operacionit ishte e njëjtë, 92%, pavarëisht ndërhyrjeve që patën. Gratë të cilat iu nënshtruan metodës së lehtë , ishin po njësoj si ato që patën operacionin më të vështirë”.

Mjekët thonë se kombinimi i kimioteraopisë dhe rrezatimit me ndërhyrjen e thjeshtë kirurgjikale garantojnë përqindjen e lartë të suksesit të kësaj procedure.

Disa specialistë thonë se studimi ka të ngjarë që të ndryshojë mënyrën se si trajtohet kanceri i gjirit të fazës së hershme të përhapjes në gjëndrat limfatike. Por specialistë të tjerë të sëmundjeve kanceroze - dhe pacientët e tyre - thonë se ata duan më shumë prova përpara se të ndryshojnë praktikën standarte. Studimi u publikua javën e kaluar në Revistën e Shoqatës së mjekëve amerikanë.

XS
SM
MD
LG