Lidhje

NRA reagon pas masakrës në Njutaun


Grupi më i madh i lobimit për të drejtën e armëmbajtjes në Shtetet e Bashkuara tha se dhuna me armë do të pakësohej duke vendosur oficerë të armatosur policie në të gjitha shkollat amerikane.

Kreu i Shoqatës Kombëtare të Armëve (NRA) i bëri këto komente sot gjatë një konference për shtyp. Deklarata e tij vjen një javë pasi 26 persona u vranë në shkollën fillore Sandy Hook të Newtownit, në Connecticut.

Wayne LaPierre tha se tragjeditë si masakra e Newtownit mund të parandalohen duke vendosur personel sigurie të armatosur, dhe shtoi se "e vetmja gjë që ndalon një keqbërës me armë është një person i mirë me armë." Ai gjithashtu fajësoi filmat dhe video-lojërat për ekspozimin e fëmijëve amerikanë përballë një kulture të dhunshme.

Konferenca e shtypit e Shoqatës Kombëtare të Armëve (NRA) u ndërpre dy herë nga protestuesit, të cilët fajësojnë grupin për dhunën me armë.
XS
SM
MD
LG