Lidhje

Nderohet vepra e gjuhëtarit dhe poetit Martin Camaj


Në Tiranë, studiues dhe studentë të letërsisë nderuan gjuhëtarin dhe poetin Martin Camaj.

Shtëpia botuese Onufri botoi veprën e plotë të shkrimtarit dhe gjuhëtarit Camaj, i cili la pas një vepër të gjerë e cilësore, por për paradoks, ai ende njihet pak në Shqipëri.

Nderohet vepra e gjuhëtarit dhe poetit Martin Camaj
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:07 0:00

Shtëpia botuese Onufri dhe Universiteti i Mynihut Ludvig Maksimilian organizuan në Tiranë një takim letrar kushtuar shkrimtarit dhe studiuesit të njohur shqiptar Martin Camaj.

Në këtë mbrëmje letrare morën pjesë botues dhe studiues nga Shqipëria, Kosova, Italia, Gjermania.

Vepra e plotë e tij u botua me rastin e 25 vjetorit të vdekjes, ndërsa kolegë e studiues të shumtë nga disa shtete vlerësuan krijimtarinë e tij shkencore në gjuhësi dhe atë letrare në poezi e prozë.

Si drejtues i katedrës së albanologjisë në Universitetin Maximilian të Mynihut, profesor Martin Camaj la pas një vepër të gjerë shkencore mjaft të vlefshme për gjuhësinë shqiptare.

Ai shkroi po ashtu vëllime me poezi dhe proza, të cilat tani po i kthehen lexuesit shqiptar falë redaktimeve profesionale të disa kolegëve, ish-studentëve dhe miqve të tij.

XS
SM
MD
LG