Lidhje

Ndërpriten operacionet e shpëtimit në Costa Concordia


Ndërpriten operacionet e shpëtimit në Costa Concordia
Ndërpriten operacionet e shpëtimit në Costa Concordia

Punonjësit e shpëtimit ndërprenë operacionet sot në anijen Costa Concordia ndërsa ajo filloi të zhvendoset ngadalë.

Costa Concordia goditi shkëmbinj dhe u gremis në brigjet veriore të Italisë të premten. Të paktën 11 persona gjetën vdekjen dhe 20 të tjerë figurojnë të zhdukur. Pronarët e anijes fajësojnë kapitenin për aksidentin.

Një regjistrim në audio i publikuar të martën të një shkëmbimi të zemëruar mes Rojes Bregdetare Italiane dhe kapitenit të anijes tregon se ky i fundit refuzoi urdhërat për t’u kthyer në anijen e tij.

Kapiteni i Rojes Bregdetare Gregory De Falco i kërkoi kapitenit të anijes Francesco Schettino të përdorte shkallët për tu ngjitur përsëri në anijen e dëmtuar dhe për të raportuar sesa njerëz ishin ende në bord.

Por Schettino u përgjigj se nuk do të shkonte asgjëkundi duke u ankuar se ishte shumë errësirë në ajije. Ai tha se po koordinonte përpjekjet e shpëtimit nga një varkë shpëtimi. Kapiteni i nervozuar De Falco i tha se ai ishte në detyrë dhe e urdhëroi Schettinon të kthehej në anije – duke e paralajmëruar se do të paguante për veprimet e tij.

Një gjykatës e liroi Schettinon nga burgu dje dhe e vendosi nën arrest shtëpie. Ai përballet me akuza për vrasje dhe abandonimin e anijes përpara se të shpëtoheshin të gjithë pasagjerët.

XS
SM
MD
LG