Lidhje

Ndërrohen tre drejtuesit kryesorë të policisë së Vlorës

  • Armand Mero
  • Tiranë

Ndërrohen tre drejtuesit kryesorë të policisë së Vlorës

Ndërrohen tre drejtuesit kryesorë të policisë së Vlorës

Në Shqipëri, atentati i 9 shtatorit në qendër të Vlorës, ku mbeti i vrarë gjykatësi Skerdilajd Konomi, ҫoi sot në lëvizjen e tre drejtuesve kryesorë të policisë në këtë qytet

Drejtori, zëvendësi i tij dhe shefi i komisariatit të Vlorës janë transferuar në detyra të tjera dhe janë zëvendësuar nga tre drejtues të rinj, Nazmi Kotarja në postin e Drejtorit, Elidon Veizi në atë të numrit dy dhe Alfred Elezi në detyrën e shefit të komisariatit.

Ndaj efektivave të policisë së qytetit të Vlorës ka nisur edhe një hetim për mosveprim, duke qenë se punonjës të saj që mbërritën në vendngjarje nuk i dhanë ndihmë të menjëhershme Konomit.

Gjykatësi mbeti i vrarë nga shpërthimi i makinës së tij në qendër të qytetit, ndërkohë që një atentat me autobombë kishte ndodhur po në atë zonë të Vlorës edhe në muajin prill.

Atentati ndaj gjykatësit, përveҫ reagimeve të forta të autoriteteve, risolli në vëmendje edhe një herë ҫështjen e sigurisë në vend, dhe veҫanërisht atë të njerëzve të drejtësisë. Sipas nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu, aktualisht janë 15 gjyqtarë të cilët janë nën mbrojtje për shkak të kërcënimeve me jetë që ata kanë marrë.

XS
SM
MD
LG