Lidhje

ALUIZNI i Durrësit dhe sfida e legalizimit


Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale në rrethin e Durrësit është ndarë në disa pjesë nga janari në përpjekje që të përpunojë mbi 22 mijë dosje pronash të reja. Kruja është ndarë me një zyrë më vete, po ashtu edhe bashkitë dhe komunat më të vogla të Durrësit, për të shqyrtuar mijëra dosje që prej 7 vjetësh presin përgjigje nga një zyrë e vetme.

Drejtori i ALUIZNI-it në rrethin e Durrësit, Erjon Jakova, thotë se “aktualisht janë paraqitur mbi 12 mijë kërkesa për legalizim të ndërtimeve të parregullta, nga të cilat janë përpunuar mbi 8 mijë raste dhe kanë marrë certifikatat e pronësisë 3 mijë familje”. Zoti Jakova u kërkoi qytetarëve që të kryejnë pagesat për legalizimet që kanë kërkuar, sepse sa më shpejt kryhen pagesat, aq më shpejt do të ecin edhe legalizimet. Sipas ligjit, certifikatat e pronësisë duhet të dalin 48 orë nga çasti i pagesës.

Çdo ditë përpunohen 120 dosje, ose 60 dosje e bashkisë dhe 60 dosje tek zyra e komunave. Në zyrën e re të Aluizinit që mbulon bashkitë dhe komunat e vogla të Durrësit po trajtohen rreth 6 mijë objekte të ndërtuara pa leje. Shefi e zyrës së re, Petrit Ismailati, thotë se “kjo do ndarje e re do të përshpejtojë punën për t’u kthyer përgjigje mijëra kërkesave për leje legalizimi”.

Nga viti 2005 kur nisi vetëdeklarimi dhe kërkesat për legalizim në qarkun e Durrësit janë miratuar 13 mijë objekte të parregullta. Vetëm bashkia gjatë vitit të kaluar ka bërë gati për legalizim rreth 8 mijë objekte informale dhe shtesa informale në ndërtime me leje. Sipas studimeve nga ajri dhe në terren, me foto satelitore dhe harta topografike, gjatë 20 viteve të fundit në Shqipëri janë ngritur mbi 250 mijë ndërtime të paligjshme, në troje shtetërore dhe private, në fshatra dhe qytete, në qendra dhe periferi të tyre si dhe në shumë toka bujqësore. Ndalimi i këtyre ndërtimeve kaotike tyre atëherë ishte po aq i vështirë sa edhe legalizimi i mëtejshëm sot i tyre.
XS
SM
MD
LG