Lidhje

Ndihma e medias sociale për gjetjen e vendeve të punës


FACEBOOK
FACEBOOK

Media sociale mund të luajë një rol të rëndësishëm për të gjetur punë në kohët tona. Në materialin në vazhdim, jepen disa ide se si mund të ndërtohet një strategji e saktë për të fituar një vend pune përmes profilit tuaj në internet.

Ben Kirshner është shef ekzekutiv i një kompanie në Nju Jork që ai e krijoi në vitin 2004. Firma Elite SEM, ka rreth 25 punonjës. Mjaft kompani përdorin palë të treta për të bërë kërkime dhe gjetur njerëz të kualifikuar që ato t’i marrin në punë, dsidomos kur bëhet fjalë për poste drejtuese. Por zoti Kirshner thotë se kjo mund të jetë e kushtueshme.

“Për një punonjës me pagë 150 mijë dollarë, ky shërbim mund të më kushtojë deri në 10 – 15 mijë dollarë”, - thotë ai.

Ai kursen paratë duke kërkuar punë përmes internetit dhe duke shfrytëzuar median sociale. Disa herë për të gjetur kandidatin e saktë në këtë mënyrë duhet kohë. Por së fundmi zoti Kirshner thotë se ai publikoi në faqen e reklamave Creiglist kërkesën për një vend pune dhe brenda 4 orësh ai mori 150 kandidatura të mira për të.

Ai thotë se kompania e tij nuk përdor faqe interneti që ofrojnë kërkime në Internet për infromacione punësimi. Kompania e tij e bën vetë këtë kërkim. Rrjetet sociale dhe interneti në përgjithësi mund të sigurojnë shumë detaje për jetët e njërëzve. Madje Ben Kirshner thekson se, aty mund të përfshihen dhe informacione personale nga jeta e kandidatit, informacione për të cilat punëdhënësi e ka të ndaluar me ligj të pyesë gjatë intervistave të punësimit.

“Gjëra të cilat ne nuk na lejohet ligjërisht që të pyesim, mund t’i gjejmë, pasi ato janë të publikuara në rrjetet sociale”.

Leslie Stevenson drejton Qendrën e Zhvillimit të Karrierës në Universitetin e Riçmondit në Virxhinia. Për të rinjtë që kërkojnë punë, thotë ajo, kufiri mes sektorit privat dhe publik ka ndryshuar.

“Në dy vitet e kaluara, kandidatët nuk e kanë parë median sociale si një vend ku duhet të mbajmë aspekte të fshehta përpara punëdhënësve të ardhshëm por si një mjet i cili ndihmon kërkimet tona”.

Që të arrihet kjo, ata që kërkojnë punë, duhet të krijojnë me kujdes profilin e tyre në internet. Ben Kirshner thotë se pjesë e rëndësishme e kësaj është të menaxhohen me kujdes detajet publike dhe private në median sociale.

“Çdo gjë që bëni në internet, krijon imazhin tuaj profesional dhe personal”.

Ai thotë se gadishmëria për të ndarë përvojat dhe aftësitë çon drejt një tregu më të hapur punësimi.

“ Mendoj se duhet të ketë faqe në internet dhe shërbime të tjera ku njerëzit të flasin edhe më hapur për punët që dinë të kryejnë”.

Dhe lidhjet që ju ndani me njerëzit e tjerë në facebook ose faqe të tjera janë pjesë e profilit tuaj.

Por veç imazhit, nevojiten dhe aftësitë. Specialistja e karrierave Leslie Stevenson thotë se mes tyre përfshihen dhe “aftësitë e buta”.

“ Aftësitë e buta janë aftësitë që ndihmojnë njerëzit të komunikojnë në vendin e punës. Ato janë elementët të cilët ju parashtroni, si komunikimi, mënyra si komunikoni me pjestarët e stafit apo me klientët e mundshëm”. thotë ajo.

XS
SM
MD
LG