Lidhje

Ndihma gjermane ndaj Greqisë, me kosto për Merkelin


Ndihma gjermane ndaj Greqisë, me kosto për Merkelin
Ndihma gjermane ndaj Greqisë, me kosto për Merkelin

Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë mori sot një vendim që kufizon rolin e një komisioni të posaçëm parlamentar në krizën e borxheve të vendeve evropiane, duke e cilësuar atë “kryesisht jo kushtetues”.

Ky grup parlamentar prej 9 anëtarësh, i cili zhvillonte takime me përmbajtje sekrete, ishte krijuar me qëllim që Gjermania, fuqia më e madhe ekonomike e Evropës, të mund të merrte vendime të rëndësishme për të ndihmuar 17 vendet e Eurozonës të përballonin krizën e borxheve qeveritare.

Presidenti i Gjykatës, tha se grupi do të vazhdojë të ketë të drejtën për të miratuar blerjen e borxhit në tregjet financiare sekondare të Europës. Vendimi i sotëm i gjykatës së lartë gjermane mund ta pengojë kancelaren Angel Merkel në përpjekjet e saj për ta ndihmuar Greqinë me paketën e ndihmave me vlerën e 172 miliardë dollarëve dhe eliminimin e më tepër se gjysmës së borxhit që vendi i ka kreditorëve privatë.

XS
SM
MD
LG