Lidhje

Arrestohet ndihmësi personal i Papa Benediktit


Vatican spokesman Rev. Federico Lombardi speaks to the media about a decree passed by the Vatican bank to comply with international rules to fight money laundering and terrorist financing, at the Vatican press hall, Dec 30, 2010

Vatican spokesman Rev. Federico Lombardi speaks to the media about a decree passed by the Vatican bank to comply with international rules to fight money laundering and terrorist financing, at the Vatican press hall, Dec 30, 2010

Vatikani thotë se ai u arrestua nën dyshimet se i kishte dhënë shtypit dokumente sekrete dhe letra private të Papës

Vatikani thotë se ndihmësi personal i Papa Benediktit është arrestuar nën dyshimet se i kishte dhënë shtypit dokumente sekrete dhe letra private të Papës.

Zëdhënësi i Vatikanit, Federiko Lombardi, tha se 46 vjeçari Paolo Gabriele u arrestua të mërkurën pasi dokumente sekrete u gjetën në shtëpinë e tij në qytetin e Vatikanit. Gabriele ka qënë ndihmësi personak i Papës nga viti 2006, një nga pak personat që punojnë në rezidencën papale, mes të cilëve disa murgj dhe sekretarë.

Skandali, i quajtur “Vatileaks” nga media, përfshin një sërë dokumentesh që u botuan më herët këtë vit në shtypin italian. Dokumetet bëjnë fjalë për korrupsion në financat e Vatikanit dhe kanë në qendër aktivitetet e Kardinalit dhe Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Tarçizio Bertone.

Papa ka dhënë urdhër për disa hetime lidhur me nxjerrjen e dokumenteve, të cilave iu kushtua më shumë vemendje disa ditë më parë me publikimin e librit “Shenjtëria e Tij” të Xhianluixhi Nuxi, ku botohen disa letra konfindenciale dhe dokumente që autorit i ranë në dorë nga një person i paidentifikuar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG