Lidhje

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në Pekin për bisedime


Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në Pekin për bisedime
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në Pekin për bisedime

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit Kurt Kembell ka shkuar për një vizitë në Pekin, për bisedime me zyrtarët kinezë, disa orë para se Senati të votojë për një ligj, që e ndëshkon Kinën për politikat monetare aktuale.

Zoti Kembell po zhvillon bisedime me zëvendësministrin e jashtëm kinez Cui Tiankai. Zoti Tiankai tha dje se do t’i shfrytëzojë bisedimet për t’i shprehur zotit Kembell kundërshtimin e qeverisë kineze ndaj projektligjit të Senatit, i cili autorizon vendosjen e tarifave të veçanta ndaj vendeve që manipulojnë me monedhën.

Ai tha se ligji do të shërbejë vetëm për të nxitur një luftë tregtare mes të dy vendeve, e cila do t’i dëmtonte të dyja palët.

XS
SM
MD
LG