Lidhje

Ndikimet e tërmetit japonez në industrinë automobilistike globale


Ndikimet e tërmetit japonez në industrinë automobilistike globale
Ndikimet e tërmetit japonez në industrinë automobilistike globale

Tërmeti në Japoni është ndjerë drejtpërdrejt edhe tek industria e prodhimit të makinave japoneze, shumë të preferuara në mbarë botën. Japonia eksporton edhe shumë pjesë këmbimi për makinat, të cilat montohen në vende të tjera të botës.

Për këtë arsye, problemet e Japonisë po ndjehen edhe në Shtetet e Bashkuara, ku kompania General Motors mbylli përkohësisht një fabrikë, si dhe në Evropë, ku sipas një njoftimi në gazetën “The Wall Street Journal”, firmat Pezho dhe Citrojen e kanë pakësuar prodhimin.

Disa uzina në Japoni kanë rifilluar biznesin, të tjera do të rihapen shpejt, por disa do të qëndrojnë të mbyllura. Edhe disa uzina jashtë rajoneve më të prekura nga fatkeqësia nganjëherë pengohen nga ndërprerja e energjisë elektrike dhe nga problemet e transportit. Sot në Japoni, firma Tojota rifilloi prodhimin e tipit Prius dhe të dy tipeve Leksus hibride, por pritet që deri javën e ardhshme t’i ketë të mbyllura shumicën e fabrikave të tjera. Honda e shtyu pezullimin e prodhimit deri më 3 prill.

Ndërpreja e prodhimit për shkak të tërmetit dhe cunamit, duket se po vazhdon më tej, duke prekur sidomos modele si Tojota Prajus dhe Yaris, Honda Fit dhe Mazda 2. Tojota e rifillon sot prodhimin e modelit Prius dhe të dy tipeve hibride të Leksusit, por pritet që shumicën e fabrikave t’i ketë mbyllura deri javën e ardhshme. Honda e shtyu datën e rifillimit të prodhimit për më 3 prill.

XS
SM
MD
LG