Lidhje

Ndikimi i dyqanit muzikor Waterloo në jetën artistike të qytetit Austin


Ndikimi i dyqanit muzikor Waterloo në jetën artistike të qytetit Austin
Ndikimi i dyqanit muzikor Waterloo në jetën artistike të qytetit Austin

Muzika lulëzon në Austin të Teksasit. Kjo industri sjell rreth 1 miliard dollarë në qytet çdo vit. Muzikantë të ndryshëm mbushin qytetin duke dhënë thuajse çdo mbrëmej koncerte, e duke tërhequr adhurues të shumtë. Për rreth 3 dekada, një dyqan muzikor, i quajtur Waterloo Records, ka kryesuar në rritjen e jetës artistike e muzikore të qytetit.

Xhon Kunz është pronar i dyqanit Waterloo Records- një qendër për skenën muzikore të qytetit Austin.

“Unë nuk jam muzikant, por më pëlqen që të përhapë muzikën që pëlqej vetë tek njerëzit e tjerë, ndaj punoj në një dyqan të tillë”.

Në dyqanin Waterloo, mund të gjesh gjithçka; CD, libra si dhe bileta për koncerte.

Chaquita Smith është një prej muzikantëve që punojnë në këtë dyqan.

“Që në momentin që kam ardhur në Austin e punoj në këtë dyqan, kam takuar klientë që janë muzikantë apo bashkëpunëtorë të muzikës. Kam takuar edhe muzikantë të tjerë që e njohin dyqanin Warterloo dhe janë të kënaqur që unë punoj këtu”.

Jeta muzikore e qytetit Austin është rritur që nga hapja e dyqanit Waterloo në vitin 1982.

Festivali i përvitshëm me titull “Jugperëndimi” i cili zhvillohet në mars është tani një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në Shtetet e Bashkuara në të cilin marrin pjesë rreth 2 mijë interpretues.

Gjithashtu një televizion kombëtar pregatit një program të përjavshëm në Austin.

“Në vitin 1982 nuk kishte ende një festival të përvitshëm muzikor, programi televiziv “Austin City Limits” sapo kishte nisur. Këto ngjarje ishin ato që tërhoqën vëmendjen e njerëzve për muzikën në këtë qytet”.

Ai thotë se festivali është diçka e mirë për adhuruesit e muzikës, por edhe për biznesin gjithashtu.

“Kam thuajse 30 vite që vij këtu. Kur isha në San Francisko nuk kisha mundësi të vija këtu, dhe mendoj se ajo ka qenë një periudhë që më ka munguar”.

Xhon Kuinz shpreson se muzika do të vazhdojë të risjellë edhe më shumë konsumatorë në qytetin e Austinit.

XS
SM
MD
LG