Lidhje

Ndikimi në fytyrë i produkteve me përmbajtje floriri

  • Zëri Amerikës

Ndikimi në fytyrë i produkteve me përmbajtje floriri

Ndikimi në fytyrë i produkteve me përmbajtje floriri

Çmimi i floririt është rritur ndjeshëm këtë vit, ndikuar edhe nga kriza financiare që po kalon bota. Por kjo duket se nuk i ka stepur aspak sallonet e bukurisë në Hollivud që të shërbejnë kremëra dhe produkte kozmetike me përnbajtje floriri.

Prirja për të pasur produkte kozmetike me përmbatjte floriri duket se po rritet, por mjekët dermatologë thonë se nuk duhen pritur mrekullira nga përdorimi i tyre.

Kjo maskë fytyre është e florinjtë. Kjo është prirja e re e Hollivudit, e cila ka ngjallur reagime tek specialistët e kozmetikës. Ky trajtim quhet 24 karat dhe ka vetëm një përbërës. Specialistete kozmetikës në këtë qendrë thonë se floriri e mban lëkurën e tendosur, përmirëson zonat e rrudhave, eliminon toksinat nga trupi dhe përshpejton ripërtëritjen e indeve.

Kjo teknikë e re për trajtimin e lëkurës së fytyrës ende ka shumë pikëyetje, por kërkesa për të është në rritje. Kremërat me përmbajtje floriri u bënë shumë popullore në fund të viteve 1990 në Indi. Por jo vetëm kremërat, edhe fletë të arta përdoren në lëkurë për të shmangur ndikimin e diellit ose çngjyrosjen e lëkurës.

Trajtimi me produkte që kanë në përmbajtje të tyre floririn, është më i shtrenjti në këtë qendër estetike në Hollivudin Perëndimor. Rebeka Anderson është drejtuese e estetisteve.

“Maska me flori 24 karatësh është trajtim i kushtueshëm i cili pëmban kalogjen dhe ar 24 karatësh të cilët së bashku ndikojnë që të trajtohen zonat e dëmtuara nga rrezet e diellit, ulin mundësinë për shkaktimin e kancereve të lëkurës si dhe e bëjnë lëkurën shumë të shtrirë , të shkëlqyeshme dhe të hidratuar”.

Specialistet e kësaj qendre thonë se nëse pudra me përmbajtje floriri kombinohet me sasinë e saktë të përbërësve të mëndafshit, atëherë kjo përzierje ndihmon për të eliminuar tharjen e lëkurës. Gjithashtu përdoret edhe ar në trajtën e xhelatinës i cili duhet përdorur me pika, mbasi fytyra pastrohet . Të gjitha trajtimet e mundshme me produktet që përmbajnë ar, kushtojnë më shumë se 165 dollarë. Kjo qendër është e frekuentuar nga yjet e kinemasë që jetojnë në Beverli Hills.

Por mjeku i lëkurës dr. Gene Rubenstain këshillon që të kihet kujedes me këto trajtime. Ai dhe kolegët e tij përdorin teknika të tjera për mirëbajtjen e lëkurës në klinikën e tij.

“Ka dy mënyra se si bëhet gati për përdorim floriri 24 kartësh. E para është përmes trajtimit me substancën në trajtë kremi, dhe e dyta përmes pikave që hidhen në fytyrë mbas pastrimit. Këto pika që hidhen e përhapen në fytyë nuk hynë në lëkurë ndaj nuk ndikojnë për përmirësimin e saj. Ndërsa substanca që hapet si krem, hyn në lëkurë pyetja është se çfarë bën atje. Studimet nuk tregojnë se kjo masë kremoze sjell ndonjë përmirësin në lëkurë. Ndoshta ka studime që qendrat e bukurisë i kanë bërë personalisht por nuk i kanë publikuar për t’u njohur të gjithë ne, ndaj si mjek nuk mund të them as që japin rezultat trajtimet me përmbajtje floriri dhe as që nuk japin rezultat”.

Por duket se klienetet e rregullta të salloneve të bukurisë, nuk presin rezultaete e studimeve, por shkojnë për t’iu ushtruar trajtimeve që mendojnë se vlejnë për lëkurën e tyre.

XS
SM
MD
LG