Lidhje

Ndikimi i recesionit tek ekportet amerikane

  • Elizabet Li

Ndikimi i recesionit tek ekportet amerikane

Ndikimi i recesionit tek ekportet amerikane

Administrata Ndërkombëtare e Tregtisë e Shteteve të Bashkuara kohët e fundit krijoi një partneritet me portet amerikane për të nxtiur biznesin amerikan për eksport. Kjo masë merret në kuadrin e përpjekjeve për dyfishimin e eksporteve amerikane deri në vitin 2014. Disa kompani amerikane që historikisht varen nga tregu i brendshëm po fillojnë të shikojnë mundësinë për të bërë biznes në vende të tjera për fuqizimin e tyre, sidomos pas recesionit të vitit 2008.

Kjo makineri nuk është një furrnaltë e zakonshme. Ajo nxehet aq shumë, saqë mund përpunojë komponentët siliconë që përdoren për kompjuterat dhe telefonat celularë. Kompania “Tystar” me bazë në Kaliforni i monton këto furrnalta në Los Anxhelos dhe i shet ato brenda Shteteve të Bashkuara, si dhe jashtë vendit.

"Ne jemi duke bërë përherë e më tepër biznes me Kinën. Po ashtu kemi biznes me Singaporin dhe Korenë e Jugut."

Jim Smith drejton departamentin e biznesit të kompanisë Tystar. Ai thotë se në 4-5 vitet e fundit kompania filloi të përqëndrohej më tepër tek shtrirja e saj në botë. Gjatë kësaj periudhe, eksportet u rritën nga 20 për qind, në më tepër se 50 për qind. Ai thotë se pa klientët e saj jashtë vendit, recesioni ekonomik do ta kishte dëmtuar kompaninë:

"Ne do të kishim patur probleme dhe do të ishim më keq se sa jemi tani."

Por Xhim Smith thotë se gjetja e klientëve jashtë vendit nuk ishte diçka e lehtë.

"Vështirësia e parë është pengesa e gjuhës. Secili vend i botës bën biznes ndryshe nga ne këtu në SHBA."

Gjuha dhe barrierat kulturore nuk janë pengesat e vetme që e shkurajojnë përhapjen e biznesit në botë.

Vance Baugham, president i Shoqatës së Qendrës Borëtrore të Tregtisë në Los Anxhelos dhe Long Beach, thotë se kompanitë kanë nevojë për kapital shtesë për eksportin. Ai thotë se shumë biznese amerikane janë të vogla dhe kanë burime të kufizuara.

"Kur një kompani është e vogël, të gjitha burimet e saj zakonisht përdoren në maksimum. Vështirësia më e madhe për ta është gjetja e burimeve për të qenë të pranishëm në tregjet botërore."

Ai thotë se kjo është një nga arsyet kryesore përse në tregjet botërore hyjnë më pak se 15 për qind e bizneseve amerikane.

"Që nga viti 2008 kemi kaluar periudha të vështira ekonomike, prandaj kjo e ka vështirësuar edhe më tej hyrjen e këtyre kompanive në tregjet botërore."

Por megjithë këto vështirësi, rënia e kërkesës brenda vendit e shkaktuar nga vështirësitë ekonomike, po ashtu i ka motivuar disa kompani amerikane të kërkojnë tregje jashtë vendit.

Jim Maklelan është drejtor i Degës për Zhvillimin e Tregtisë në portin e Los Anxhelosit:

"Kompanitë duhet të përpiqen t’i diversifikojnë tregjet e tyre larg vendit dhe 95 për qind e konsunatorëve në botë në fakt ndodhen jashtë SHBA."

Tani për tani, kompanitë amerikane që kërkojnë t’i shesin prodhimet e tyre jashtë vendit kanë një avantazh. Jim Maclellan thotë se dobësimi i dollarit i bën eksportet amerikane më pak të kushtueshme krahasuar me mallrat që shiten me monedha të tjera. Një dekadë më parë, rreth 20 për qind e mallrave të Portit të Los Anxhelosit ishin për eksport. Tani ekportet përbëjnë deri në 34 për qind të këtyre mallrave:

"Që nga dhjetori i vitit 2009, mund të them se kemi qenë me shumë fat dhe kohët e fundit eksportet tona janë rritur për çdo muaj."

Në Kaliforninë Jugore, në Portin Long Beach pati një rritje prej thuajse 50 për qind të eksporteve në 10 vitet e fundit. Bizneset që ndodhen në zonën e Los Anxhelosit në brigjet perëndimore të Shteteve të Bashkuara kanë avantazhin që janë pranë porteve dhe pranë një aeroporti ndërkombëtar, duke e bërë më pak të kushtueshme dërgimin e këtyre produkteve jashtë vendit.

Tradicionalisht, kompanitë e vogla e zgjerojnë biznesin e tyre ngadalë, fillimisht duke shitur mallra brenda vendit, pastaj në rajon, para se të shqyrtojnë mundësinë e konkurimit në tregjet globale. Vance Baugham thotë se ai vë re një prirje tjetër:

"Disa nga kompanitë e vogla po kalojnë direkt nga tregjet lokale në tregun botëror."

Zoti Bogam thotë se ai vë re gjithashtu një ndryshim në prirjen e importeve. Në kushtet kur çmimi i karburantit është rritur dhe kostoja e krahut të punës jashtë vendit po rritet, është më e kushtueshme të prodhohen mallra jashtë vendit dhe për t’i transportuar ato për në Shtetet e Bashkuara. Ai thotë se vende si Kina, duan që prodhimet brenda në SHBA t’i mbajnë kostot e ulëta.



XS
SM
MD
LG