Lidhje

Ndizen dritat e pemës së Krishtilindjeve para Shtëpisë së Bardhë


Ndizen dritat e pemës së Krishtilindjeve para Shtëpisë së Bardhë
Ndizen dritat e pemës së Krishtilindjeve para Shtëpisë së Bardhë

Pema e Krishlindjeve në Shtëpinë e Bardhë u ndriçua mbrëmë për herë të parë.

Presidenti Obama dhe familja e tij drejtuan ceremoninë e ndezjes së dritave menjëherë pas muzgut. Është ky viti i 89 i ceremonisë së dritave, një traditë që filloi me presidentin Calvin Coolidge në vitin 1923.

"Është e rëndësishme për të gjithë ne të kemi parasysh mesazhin e këtij sezoni", - tha presidenti. Pema e re e Krishlindjeve u mboll në mars në parkun jugor të Shtëpisë së Bardhë.

Ajo është 8 metra e lartë dhe u zgjodh nga një fidanishte në New Jersey. Pema e mëparshme e mbjellë qysh në vitin 1978 u rrëzua nga një stuhi në muajin shkurt.

Gjatë ceremonisë pati interpretime nga grupi "Big Time Rush" dhe Ellie Goulding.

XS
SM
MD
LG