Lidhje

Vazhdon ndjekja për një ish polic


Photo of Christopher Dorner released by Los Angeles police department

Photo of Christopher Dorner released by Los Angeles police department

Policia është në ndjekje në zonën malore pranë një qendre skish në Kaliforni për një ish oficer policie të pushuar nga puna në Los Anxhelos, të dyshuar për tri vrasje, i cili ka kërcënuar gjithashtu se do të vrasë të gjithë oficerët e policisë.

Policia gjeti makinën e djegur të Kristofër Dornerit në një zonë pyjore pranë qytetit Big Bear pas një dite ndjekjesh.

Dorner shkruante në një manifest, shpesh të ngaruar të publikuar në interner se do të ndërmarë “një luftë jo convencionale dhe simetrike” kundër departamentit të policisë së Los Anxhelosit. Ai tha se sulmet do të ndalen vetëm kur departamenti të deklarojë të vërtetën për pushimin e tij nga puna.

Dorner dyshohet se ka vrarë tre njerëz, një oficer policie, vajzën e një kapiteni policia e pension, e cila e përfaqësoi ai në senacën disiplinore dhe të fejuarën e tij.

Autoritet thonë gjithstu se Dorner lidhi pronarin e një jahti në San Diego dhe u përpoq të ikte me anijen e tij, por u largua pasi nuk u ndez motorri.

Policia ka vendosur roje në shtëpitë e oficerëve, të cilët janë objektiva të mundëshme. Dy gra u plagosën kur policia hapi zjarr kundër tyre pranë një shtëpia, duke menduar gabimisht se kamionçina e tyre ishte e Dornerit.

33 vjeçari Dorner ishte oficer policia nga viti 2005 deri kur u pusha në vitin 2008, pasi kishte bërë deklarata fallso, siç njoftoi policia. Ai kishte akuzuar një oficer tjetër se ksihte qëlluar një të dyshuar me shkelm në fytyrë dhe në gjoks. Ai tha se oficeri ishte ende në detyrë, kurse ai është pushuar nga puna.

Dorner, një afrikano-amerikan, akuzon gjithashtu oficerë të policisë së Los Anxhelosit për racizëm dhe se janë tallur me Holokaustin.
XS
SM
MD
LG