Lidhje

Ndotja e ajrit në Azi jo vetëm në zonat urbane


Ndotja e ajrit në Azi jo vetëm në zonat urbane
Ndotja e ajrit në Azi jo vetëm në zonat urbane

Rritja dramatike e ekonomisë në Azi gjatë viteve të fundit ka patur edhe koston e saj për mjedisin që mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin e njerëzve. Ndërkohë që ndotja e ajrit nga fabrikat dhe autostradat e renduara është pjesë e problemit, po ashtu shqetësim përbën edhe cilësia e ajrit në zonat rurale.

Sikurse shumë qytete të mëdha në Azi, një re smogu mbulon Hong Kongun, gjë që shkakton probleme kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes.

“Ndotja e ajrit në Azi është shumë më serioze se kudo tjetër. Si rezultat i rritjes ekonomike ka ndotje të madhe të ajrit.”

Profesori CM Wong, i Shkollës Publike të Shëndetit në Univesitetin e Hong Kongut, thotë se ka gjetur një lidhje të ngushtë mes ndotjes së ajrit dhe vdekjeve në qendrat industriale kineze, në Wuhan, në Hong Kong dhe Shanghai, si dhe në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok.

Gjetjet tona përputheshin në katër qytete.

Ajri i ndotur i Hong Kongut madje ka filluar të ndikojë negativisht tek emri i qytetit si qendër ndërkombëtare biznesi. Bizneset atje thonë se është vështirësuar tërheqja e talenteve nga vendet e tjera si rezultat i ndotjes së ajrit.

Pothuajse gjysma e ndotjes së ajrit vjen nga transporti urban si autobusët dhe tragetet që çlirojnë dioksid nitrogjeni, një ndotës që shkencëtarët thonë se mund të nxisë komplikacionet tek fëmijët me astmë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë përllogarit se nivelet e sigurta të dioksidit të nitrogjenit nuk duhet të tajkalojnë masën vjetore prej 40 mikrogramësh për metër kubik.

“Ne mund t’ju tregojmë se vetëm në një ditë këto nivele janë 130 apo 140.”

Kërkuesi me Universitetin e Hong Kongut TQ Tak i ka studiuar nivelet e dioksidit të nitrogjenit për 11 vjet. Gjetjet e tij tregojnë një lidhje mes rënies së shikueshmërisë dhe numrit të lartë të vdekjeve.

“Nuk mund të shikosh më larg se pesë kilometra. Për çdo 6.5 kilometra të rënies së shikueshmërisë ka një rritje prej 0.13 përqind të vdekjeve.”

Në vitet 90-të, Hong Kongu arriti të përmirësojë cilësinë e ajrit përmes kufizimeve të dioksidit sulfurik, një element që sjell probleme të shumta frymëmarrjeje tek fëmijët dhe vdekje për të moshuarit.

Carlson Chan me Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit në Hong Kong thotë se kompanitë gjetën menyrën për të tejkaluar kufizimet e rrepta.

“Kur pakësuam nivelin e sulfurit në naftë nga 0.5 përqind në 0.005 përqind në 1998, rezistenza e kompanive nuk ishte shumë e madhe, kryesisht sepse shumë kompani i kishin transferuar fabrikat jahtë kufirit”.

Sapo të kalosh kufirin e Hong Kongut në provincën Guandgong gjendet qendra e eksporteve kineze. Me shtimin e fabrikave atje, ndotja e ajrit u rikthye në Hong Kong.

Por këto nuk janë vetëm probleme të qyteteve aziatike.

Në Irlandën e Veriut, smogu nga djegia e pemëve mbulon malet, kryesisht gjatë stinës së thatë, kur fermerët përgatiten për mbjelljet. Në fermer i zonave malore e mbron metodën tradicionale të pastrimit të fushës për mbjellje.

Ai thotë se po të kishte marr zjarr pylli do të kishte ndikim në ndotjen e ajrit. Por ai thotë se djegiet e tij janë të vogla.

Megjithatë, profesorja Tipan Papamontol me Universitetin Chiang Mai dhe ekipi i saj gjetën nivele të një ndotësi të quajtur P-A-H, mes banorëve të maleve. Nivelet e tyre ishin edhe më të larta sesa të banorëve në qytete.

P-A-H është një element që gjendet në tymrat që nxjerr makina dhe asfaltimi i rrugëve, si dhe nga djegia e bimëve dhe mbeturinave. Agjencia amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit thotë se ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj faktorit P-A-H mund të dobësojë sistemin imunitar të njeriut.

“Është shumë e vështirë t’u mbushësh mendjen njerëzve se tani nuk kanë probleme por do të kenë në të ardhmen.”

Ekspertët u kanë bërë thirrje qeverive për politika më të rrepta në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Por edhe nëse autoritetet ndjekin rregulloret e Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të duhen dekada që qytete si Hong Kongu të ulin ndotjen dhe ajri të jetë në nivele të sigurta për shëndetin.

XS
SM
MD
LG