Lidhje

Ndriçime të zbehta për Krishtlindjet në kryeqytetet evropiane


Ndriçime të zbehta për Krishtlindjet në kryeqytetet evropiane
Ndriçime të zbehta për Krishtlindjet në kryeqytetet evropiane

Shqetësimet rreth acarimit të krizës evropiane të borxhit dhe papunësisë së lartë, kanë hedhur një hije zymtie mbi atmosferën e Krishtlindjeve në disa kryeqytete të Evropës. Qytete si Madridi dhe Lisbona po shkurtojnë shpenzimet për zbukurimet e festës.

Në rrugën Gran Via të Madridit, dritat e Krishtlindjeve ndonëse janë ndezur nuk arrijnë të gjallërojnë atmoferën e festës për blerësit dhe kalimtarët.

"Këtë vit, ndriçimet më duken shumë të varfëra. Jemi mjaft të mërzitur, papunësia është shumë e lartë. Për ata që nuk kanë, këto drita të zbehta nuk sjellin dhe aq gëzim," thotë Puri Cubillas.

Edhe pas rënies së natës shumë nga dritat nuk ndizen. Ato që ndizen përshëndeten me duartrokitje.

Qytete si Madridi po i shkurtojnë shpenzimet për zbukurime, si pjesë e masave shtrënguese që kanë sjellë pesimizëm kudo në kontinent.

"Mendoj se duhet të bëjmë kursime prandaj shkurtimet janë të arsyeshme, por të paktën për festat duhet të ketë më tepër drita, sepse ato krijojnë një atmosferë të bukur," thotë mësuesja Elena Maranon.

Në Lisbonë, zyrtarët i hoqën fare ndriçimet tradicionale të festës.

Catarina Pestana, Portuguese designer of art installation

"Menduam t’i hiqnim fare ndriçimet për Krishtlindjet që bëhen me paratë e qytetarëve. Në vend që ta ndriçonim Lisbonën me dritat tradicionale të Krishtlindjes që nuk i shikonte njeri sepse ishin gjithmonë njëlloj, menduam ta zëvendësonim këtë me paraqitjen e veprave të artit, për ta përballuar krizën në një mënyrë të ndryshme. Me një buxhet të ulët, ne po sjellim diçka të ndryshme për t’u kthyer njerëzve buzëqeshjen.”

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, Lisbona shpreson të kursejë më shumë se 900 mijë dollarë duke mos i mbajtur ndezur dritat e Krishtlindjes.

Disa shitës në dyqanet e kryeqytetit portugez thonë se vështirësitë ekonomike dhe e ardhmja e zymtë po i detyron të shpikin gjëra të reja për t’i joshur blerësit të konsumojnë.

XS
SM
MD
LG