Lidhje

Ndryshime të rregullave për çmimin Oscar

  • Zëri Amerikës

Ndryshime të rregullave për çmimin Oscar

Ndryshime të rregullave për çmimin Oscar

Bordi i guvernatorëve të Akademisë së Arteve Filmike votoi për të ndryshuar numrin e filmave që mund të marrin kandidaturën për çmimin Oscar.

Akademia do të lejojë nga 5 deri në 10 kandidatura për kategorinë e filmit më të mirë në vend të 10 kandidaturave të garantuara siç është vepruar gjatë dy viteve të fundit.

Ky numër nuk do të njoftohet derisa ata të shpallen gjatë ceremonisë së njoftimeve në janar. Ndër ndryshimet e tjera të rregullave përfshihet edhe periudha kalendarike që lejon hyrjen në konkurim që do të thotë se në ceremoninë e 84 të çmimeve Oscar do të jenë filmat e shfaqur mes periudhës 1 shtator 2010 deri më 31 dhjetor 2011.

Çmimet e akademisë do të njoftohen më 24 janar të vitit 2012. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të jetë më 26 shkurt të vitit 2012.

XS
SM
MD
LG