Lidhje

Ndryshime mes kryengritjes në Egjipt dhe revolucioneve të viteve '90 në Evropën Lindore

  • Keida Kostreci

Ndryshime mes kryengritjes në Egjipt dhe revolucioneve të viteve '90 në Evropën Lindore

Ndryshime mes kryengritjes në Egjipt dhe revolucioneve të viteve '90 në Evropën Lindore

Ekspertët dhe mediat e kanë krahasuar kryengritjen në Egjipt dhe atë në Tunizi me revolucionet në Evropën Lindore në fund të viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90.

Një krahasim i tillë bëhet disi i parezistueshëm, edhe sepse pamjet e njerëzve në shesh të sjellin ndër mend ato vite, por edhe sepse duke bërë krahasime duket sikur të jep mundësi që të bësh parashikime. Por korrepsondenti diplomatik të Zërit të Amerikës, Andre de Nesnera, i cili hapi zyrën e Zërit të Amerikës në Moskë në vitet 89-90 dhe mbulonte Evropën Lindore, thotë se është e lehtë të bësh analiza dhe analogji historike por ato disa herë janë shumë të vështira për t’u provuar.

“Unë nuk shoh ndonjë ngjashmëri për arsyen e thjeshtë se rënia e Murit të Berlinit ishte para së gjithash çështje ideologjie, Lindje përballë Perëndimit, komunizëm përballë kapitalizmit. Pra revolucioni atje rrëzoi një sistem të tërë dhe shpërbëri një vend, Bashkimin Sovjetik. Pra nuk mund të krahasohet ajo që ndodhi në Egjipt me rënien e Murit të Berlinit”.

Zoti de Nesnera e pranon se ngjashmëritë mund të kenë të bëjnë me faktin që në shumë raste në Evropën Lindore kishte udhëheqës despotë me një stil kontrolli me dorë të hekurt si Presidenti Mubarak.

“Po, aspiratat janë të njëjta: Njerëzit duan demokraci, duan një ekonomi funksionale, duan vende pune. Por i duhet hedhur një vështrim secilit vend, si Tunizisë, Jordanisë, Arabisë Saudite, apo Egjiptit. Të gjithë kanë despotë në krye por secili prej tyre ka një koncept të ndryshëm. Kemi popuj që duan demokraci por nuk kemi një sistem të tërë, apo një sërë vendesh ku sistemet ranë për këtë arsye”.

De Nesnera thotë se përsa i takon krahasimeve që bëhen, rreziku është se mund të jetë shumë e lehtë që të bësh paralelizma në një kohë kur media dhe publiku kërkojnë një analizë të menjëherëshme, kur cikli i lajmeve është i pandërprerë, kur komentatorët duan të hedhin ide në televizion, apo të zgjerojnë këndvështrimin e tyre.

Një nga ndryshimet që vihen re është se popujt e Evropës Lindore i kishin sytë tek Shtetet e Bashkuara dhe i shihnin ato si kampionë të demokracisë në në vitet 90, ndërsa egjiptianët i kanë parë reagimet amerikane me një dozë skepticizmi. Zoti De Nesnera ia atribion këtë ndryshimeve të shpeshta në qëndrimin amerikan që kur filluan protestat në Egjipt në fund të janarit.

“Nga njëra anë ke një person që megjithëse autoritar dhe që mbajti në kontroll vendin për 30 vjet, ishte një aleat i palëkundshëm i Shteteve të Bashkuara. Nga ana tjetër kemi lëvizjen për liri dhe demokraci që do që ta përmbysë Mubarakun. Është e vështirë por duhet marrë një vendim”.

Zotin de Nesnera tha gjithashtu se pozicioni amerikan ishte të linte popullin egjiptian të vendoste. Është e qartë tashmë që vendimi i popullit egjiptian u çua deri në fund me dorëheqjen e Mubarakut.

XS
SM
MD
LG