Lidhje

Ndryshime në qeveri - Lëvizin ministrat e LSI-së

  • Armand Mero

Ndryshime në qeveri - Lëvizin ministrat e LSI-së

Ndryshime në qeveri - Lëvizin ministrat e LSI-së

Ndryshimet qeveritare të propozuara sot nga Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilat lanë jashtë ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti nuk është se përbënë ndonjë surprizë të vecantë. Pavarësisht se asnjëherë nuk e kishin pranuar publikisht, marrëdhëniet e zotit Prifti me kryetarin e partisë ishin ftohur. Ai nuk ishte sot as në mbledhjen ku u mor vendimi i cili duket se i ishte komunikuar më parë. Një mungesë e justifikuar me një problem familjar, por që më shumë ngjan se shpreh situatën e krijuar në parti, duke qenë se pak ditë më parë mbledhja, sic tha dhe sekretari i përgjithshëm Luan Rama ishte shtyrë që zoti Prifti të ishte i pranishëm.

Ndërkohë qe zoti Rama nuk nguroi të saktësonte se zoti Prifti ishte bërë ministër për shkak se përfaqësonte partinë: "Zoti Prifti ishte në detyrën e ministrit të Ekonomisë si përfaqësues i LSI e për shkak të LSI ". Ministri i Ekonomisë Prifti ishte vënë kohët e fundit në qendër të akuzave të shtypit dhe të opozitës për shkak të pasurisë së tij e cila sipas deklarimeve të tij ishte rritur vitin e fundit me 1.5 milion euro pas shitjes së aksioneve në një ndërmarrje që ende nuk kish nisur prodhimin e saj. Edhe motivimi i vendimit të sotëm i LSI dukej se përmbante nota kritike ndaj zotit Prifti: "Shqetësimi ynë i vetëm është qeverisja e mirë në shërbim të qytetarëve, qeverisja me korrektesë në përputhjje me ligjet e vendit, respektimi rigoroz i ligjeve, garantimi i transparencës maksimale dhe padyshim autoriteti dhe gjithë cka të bëjë me integritetin e përfaqësuesve që qeverisja të vijë si produkt i punës e rezultateve të tyre dhe kontributeve që ata japin për qeverisjen por edhe për forcimin dhe rritjen e rolit të LSI".

Madje LSI nuk u përpoq as ta kalonte qoftë edhe me lavdërime formale punën e zotit Prifti, gjë të cilen nga ana tjetër e bëri kryeministri Sali Berisha: "Ju garantoj se reformat në fushën e Ekonomisë me zotin Prifti kanë ecur me ritmet më të larta. Bashkëpunimi im me të ka qenë shumë pozitiv dhe meriton mirënjohje të plotë nga ana ime".

Kryeministri Berisha duket se nuk mund të bënte më shumë se kaq, ndonëse zoti Prifti që përpara se partia e tij të merrte vendimin për të hyrë në koalicion me të djathtën menjëherë pas zgjedhjeve të 28 qershorit, deklaroi publikisht se vota e tij do të ishte për koalicionin e djathtë. Kryeministri pranoi se është në të drejtën e aleatëve të përcaktojnë përfaqësimin e tyre, ndërsa i preu rrugën cdo hipoteze për ndonjë tjetër ndryshim: "Unë si kryetar i PD dhe si kryeministër do zbatoj me përpikmëri vendimin e forcës kryesore aleate, LSI. PD nuk ka as edhe një motiv për të bërë ndryshime përvec atyre që propozin LSI", u shpreh kryeministri.


Nga ana e tij zoti Meta evitoi komentet mbi zotin Prifti dhe saktësoi se vendimi i tij për t’u larguar nga drejtimi i diplomacisë lidhej me nevojën për të qenë më pranë partisë: "Tashmë pas një viti në këtë detyrë, më shumë se 100 ditë kam qenë jashtë vendit në përmbushje të angazhimeve si ministër i Jashtëm, që do të thotë një mungesë e jashtëzakonshme fizike por edhe njerëzore e shoqëroe e politike në drejtimin e forcës që unë përfaqësoj dhe natyrisht që kjo ka qenë e detyruar nga këto rrethana", deklaroi zoti Meta.

LSI ngjan t'ja ketë mbyllur derën zotit Prifti. Kryeministri Berisha duket se ja la gjysëm të hapur, ndonëse ai nuk ka asnjë interes që në këto momente të hyjë në konflikt me LSI-inë e të rinisë llogaritë e votave për shumicën që ai drejton.

XS
SM
MD
LG