Lidhje

Ndryshimet kushtetuese

  • Armand Mero

Në Shqipëri Këshilli i Legjislacionit pritet të mblidhet sot në mbrëmje për të diskutuar procedurat për diskutimin e propozimeve të Partisë Socialiste për disa ndryshime kushtetuese.

Javën e shkuar në mbledhjen e parë të Këshillit përfaqësuesit e shumicës kërkuan dy javë kohë për t’i shqyrtuar ato. Të djathtët janë shprehur publikisht kundër këtyre propozimeve që sipas socialistëve synojnë t’i japin më shumë pavarësi drejtësisë dhe institucioneve të saj. Por dje kryeministri Sali Berisha tha se procesi duhej përshpejtuar tani që opozita ka deklaruar se nuk e kushtëzon votën për imunitetet me mbështetjen ndaj propozimeve të saj.
Menjëherë dje kryetarja e parlamentit Josefina Topalli njoftoi thirrjen e Këshillit të Legjislacionit, i cili do të përcaktojë datat zhvillimin e seancave dëgjimore. Shumica duket se tani do të synojë që ky proces të përmbyllet sa më shpejt. Rregullorja parashikon që votimi për ndryshimet kushtetuese mbahet jo më parë se dy javë nga vendimi në këshill. Nëse gjithshka mbyllet Brenda kësaj jave atëherë seance për votimin, ku pritet të përfshihet dhe cështja e imunitetit mund të realizohet në ditët e fundit të shtatorit, ende në kohë para se komisioni europian të japë opinionin e tij për statusin në 10 tetor.
XS
SM
MD
LG