Lidhje

Ndryshime në kabinetin francez

  • Zëri Amerikës

Ndryshime në kabinetin francez

Ndryshime në kabinetin francez

Kryeministri francez Fransua Fijo i mbrojti sot ndryshimet në kabinetit qeveritar, duke thënë se ish-Ministrja e Jashtme Mishelë Eliot-Mari u zëvendësua sepse po dëmtonte imazhin e Francës në gjithë botën. Eliot-Mari ishte kritikuar ashpër për mënyrën sesi e kishte koordinuar përgjigjen e Francës ndaj kryengritjes në Tunizi, një ish-koloni franceze.

Ajo gjithashtu mendohej se kishte lidhje me biznesmenë të lidhur me udhëheqësin e rrëzuar të Tunizisë, Zine el Abidine Ben Ali. Ajo u shkarkua dje, pasi kishte vetëm tre muaj në detyrë. Zonja Eliot-Mari po zëvendësohet nga ish-Ministri i Mbrojtjes Alen Zhupe. Ministri i ri i Mbrojtjes është Zherar Longe, një senator konservator.

Një ndryshim tjetër në qeverinë franceze është heqja nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes Brajs Hortefë, që po zëvendësohet nga Klod Guo, Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit Nikola Sarkozi.

XS
SM
MD
LG