Lidhje

Në Berlin vazhdon kampionati botëror i fishekzjarreve


Në Berlin vazhdon kampionati botëror i fishekzjarreve

Në Berlin vazhdon kampionati botëror i fishekzjarreve

Në Berlin vazhdon sot për ditën e dytë dhe të fundit kampionati botëror i fishekzjarreve.Kampionati po zhvillohet në stadiumin olimpik të kryeqytetit gjerman. Pjesëmarrësit që konkurojnë në këtë aktivitet ofrojnë disa nga krijimet më fantastike të realizuara me fishekzjarre me shpresën për të siguruar trofenë e artë.

Konkurentët gjykohen nga juria në bazë të disa kategorive ndër të cilat, koreografia e lëvizjeve formave dhe ngjyrave që realizohen nga shpërthimi i fishekzjarreve, muzika shoqëruese dhe mbi të gjitha vlera emocionale e spektaklit.

Për herë të parë në kampionat merr pjesë ekipi gjerman, në një konkurencë të fortë me Sllovakinë, Greqinë, Italinë, Zvicrën dhe Korenë e Jugut.

Ky është edicioni i pestë i kampionatit të fishekzjarreve, që zhvillohet gjithmonë në fund-javën e parë të shtatorit. Rreth 60 mijë vizitorë pritet të ndjekin këtë spektakël shumëngjyrësh.

XS
SM
MD
LG